Përshkrim
JETPACK – SHTOJCA MË E MIRË PËR WORDPRESS
Jetpack-u është një shtojcë WordPress që ju ndihmon të krijoni lëndë më të mirë, të shtoni pajtimtarët tuaj, të fitoni para nga sajti juaj dhe ta mbani atë të parrezik, të shpejtë dhe siguruar. Mund të shtoni trafikun në sajtin tuaj dhe ta ndiqni me statistika Jetpack dhe të krijoni lëndë më të mirë me IA Jetpack. Mund të filloni një buletin dhe të shtoni publikun tuaj, duke i shndërruar dashamirësit tuaj në pajtimtarë me pagesë. Krijoni lëndë të hijshme ne Krijuesin Jetpack dhe mbajeni sajtin tuaj të shpejtë, me Jetpack Boost.
SI T’IA FILLOHET ME JETPACK-UN
Instalimi është falas, i shpejtë dhe i lehtë. Ujdiseni Jetpack-un brenda pak minutash. Përfitoni prej veçorish më të fuqishme, të tilla si siguri WordPress sajti dhe mjete skicimi dhe fuqizimi, duke e përmirësuar me një plan me pagesë.
JU DUHET ASISTENCË EKSPERTËSH?
Kemi një ekip global Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju dhënë asistencë të pabesueshme. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni me ata të asistencës.
PSE TË PËRDORET JETPACK-U NË SAJTIN TUAJ
Më i siguruar. Më i shpejtë. Më tepër trafik.
Mjete sigurie, funksionimi, marketingu dhe skicimi për WordPress — Jetpack-u është krijuar nga ekspertë WordPress-i për t’i bërë sajtet WP më të sigurt dhe më të shpejtë, si dhe për t’ju ndihmuar të shtoni trafikun në to.
SIGURI E AUTOMATIZUAR SAJTI 24/7
E ruajmë sajtin tuaj, që kështu të mund të mbani në punë sajtin ose biznesin tuaj. Siguria Jetpack ofron siguri sajtesh WordPress të kollajshme në përdorim, të plotë, përfshi kopjeruajtje të atypëratyshme të automatizuara dhe rikthim të lehtë, kontroll për malware, si dhe mbrojtje nga mesazhe të padëshiruar. Veçori të tilla thelbësore, si mbrojtje nga hyrjet me zor dhe mbikëqyrje elementare kohe punimi / mosfunksionimi, janë falas.
- Kopjeruani automatikisht aty për aty sajtin tuaj dhe rikthejeni në çfarëdo gjendje, me një klikim. Depozita në re fillon me 10GB, çka del e tepron për shumicën e sajteve, me mundësi hapësire shtesë, nëse nevojitet. E goditur për shitore eTregti, veçanërisht WooCommerce-in.
- Administroni migrim te një strehë e re, migroni kartela temash dhe shtojca te një bazë e re të dhënash, përsëdytni sajte kollaj, krijoni kopjeruajtje të plota baze të dhënash, klononi sajte, ndreqni sajte të dëmtuar përmes rikthimi te kopjeruajtje të mëparshme, ose ujdisni lehtësisht një sajt provë, duke krijuar një përsëdytje të sajtit tuaj ekzistues WP.
- Shihni çdo ndryshim sajti dhe cili e bëri, me regjistrin e veprimtarisë, i shkëlqyer për bashkërendim, ndreqje të metash, mirëmbajtje, apo diagnostikim.
- Shqyrtoni trafikun ardhës te sajti juaj WordPress me WAF-in (Web Application Firewall) tonë dhe vendosni të lejohet ose të bllokohet ai, bazuar në rregulla të ndryshme.
- Shtoni te sajti juaj një shtresë të rëndësishme mbrojtjeje, përmes WAF-it (Web Application Firewall) tonë, veçanërisht kur agresorë shfrytëzojnë aktivisht cenueshmëri të paarnuara ende.
- Kryeni automatikisht kontrolle për malware dhe kontrolle sigurie për kërcënime të tjera në kod. Ndreqje me një klikim, për të rikthyer sajtin tuaj, në rast malware-i.
- Bllokoni komente të padëshiruar dhe përgjigje të padëshiruara në formularë, përmes veçorive anti spam të furnizuara nga Akismet-i.
- Mbrojtje nga sulme hyrjeje me zor, për të mbrojtur nga sulmet faqen tuaj WordPress të hyrjeve.
- Mbikëqyrni kohë punimi / mosfunksionimi të sajtit tuaj dhe merrni përmes email-i një sinjalizim të menjëhershëm, në rast ndryshimi.
- Hyrje e sigurt, bazuar në WordPress.com, e përdorur nga miliona sajte me 2FA (mirëfilltësim dyfaktorësh) opsional, për mbrojtje ekstra.
- Vetëpërditësim shtojcash individuale, për mirëmbajtje dhe administrim të lehtë të sajtit.
Krejt veçoritë Jetpack që lidhen me sigurinë mund t’i blini përmes paketës së Sigurisë, ose VaultPress Backup, Scan dhe Akismet Anti-spam mund të blihen secili më vete.
SHPEJTËSI DHE FUNKSIONIM KULMOR
Përfitoni shpejtësi të rrufeshme sajti me Jetpack. CDN-ja (content delivery network) falas e Jetpack-ut optimizon automatikisht figurat tuaja. Shihni se zvogëlohen kohët e ngarkimit të faqeve tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe shërbejmë ato që nga rrjeti ynë mbarëbotëror i fuqishëm dhe përshpejtojmë sajtin tuaj në pajisje celulare, për të reduktuar përdorim gjerësie bande të dhënash dhe kursyer para!
- CDN Figurash për figura dhe kartela statike bazë, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyer prej shërbyesve tanë, jo prej tuajve, çka ju kursen para dhe trafik të dhënash.
- Strehimi i pakufishëm, falas dhe shpejtësi të mëdha transmetimi për videot e mban fokusin në lëndën tuaj, jo në reklama apo rekomandime që i çojnë njerëzit jashtë sajtit tuaj.
- Kërkimi i përshtatur në sajt është i fuqishëm dhe i ndryshueshëm në mënyrë të pabesueshme. I ndihmon vizitorët tuaj të gjejnë lëndën e duhur, që kështu të mund të lexojnë dhe blejnë më tepër. Funksionon bukur me sajte WooCommerce / eTregtie, për të ndihmuar në filtrim produktesh, që kështu klientët të marrin më shpejt atë që duan në sajtin tuaj.
- Rekomanduar për t’u përdorur meh Jetpack Boost, për shpejtësinë më të mirë të një sajti WordPress-it.
MJETE TË FUQISHME PËR RRITJE
Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, jepjani publikut dhe shiheni të fuqizohet.
- Botoni vetvetiu postime dhe produkte në media shoqërore, thjesht duke përdorur mjetet tona për t’u lidhur në Bluesky, Threads, Tumblr, Mastodon, LinkedIn dhe Nextdoor.
- Ndani lehtësisht me të tjerët postime Instagram, në faqet dhe postimet tuaja në blog.
- Mblidhni pagesa ose dhurime, shitni një produkt, shërbim, ose anëtarësi, përmes integrimesh të thjeshtë me PayPal-in dhe Stripe-in.
- Shtoni trafikun tuaj me mjete SEO për Google, Bing, Facebook dhe WordPress.com. Harta XML e sajtit krijohet automatikisht.
- Reklamoni gjëra në sajtin tuaj, që të prodhoni të ardhura. Rrjeti e reklamave kujdeset automatikisht që të gjejë për ju reklama cilësore, të cilat vendosen në sajtin tuaj.
- Administroni veçori Jetpack prej ngado qoftë, me aplikacionin zyrtar WordPress për celular, gati për Apple iOS (iPhone ose iPad) dhe Google Android.
- Po kërkoni për Administrim Marrëdhëniesh Me Klientët? Shihni shtojcën Jetpack CRM, e cila funksionon në krah të Jetpack-ut për t’ju ofruar një rrugë të thjeshtë dhe praktike për të ndërtuar marrëdhënie me klientët tuaj dhe leads.
STATISTIKA TË FUQISHME, PËR TË FUQIZUAR SAJTIN TUAJ
Me Statistikat Jetpack, s’ka nevojë të jeni shkencëtar të dhënash, që të shihni se si po ecën sajti juaj.
- Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për t’ju ndihmuar të kuptoni publikun tuaj.
- Zbuloni postimet & faqet tuaja më të arritura.
- Shihni cili po krijon lëndën më popullore në ekipin tuaj, përmes statistikave tona mbi autorët.
- Ndiqni me lehtësi huqet & prirjet tuaja në krijim lënde përmes viteve.
- Shihni prirje javore dhe vjetore, me Prirje 7-ditore dhe Vit në Shqyrtim.
- Shihni në cilat rrjete shoqërore po ndahet më shumë me të tjerët lënda juaj.
- Eksploroni aty për aty të dhëna rreth vizitorësh, pëlqimesh dhe komentesh.
- Merrni prirje të hollësishme për referues që sjellin trafik në sajtin tuaj.
- Zbuloni se nga cilat vende vijnë vizitorët tuaj.
- Matni klikime lidhjesh, luajtje videosh dhe shkarkime kartelash brenda sajtit tuaj.
SHKRUANI MË ME MENÇURI, JO ME MË TEPËR ZOR.
Shijoni lehtësinë e krijimit të lëndës profesionale me IA intuitive dhe të fuqishme. Asistenti IA Jetpack integrohet lehtësisht me përpunuesin e WordPress-it tuaj, duke ofruar një ndërfaqe intuitive për të ndërvepruar me IA.
Ky bllok i fuqishëm ju lejon të prodhoni lëndë të larmishme sipas dëshirës, duke reduktuar mjaft kohën dhe mundin e duhur për krijim lënde.
Thjesht jepni një fillesë dhe shihni se si sajon Asistenti IA Jetpack postime tërheqëse blogu, faqe të hollësishme, lista të strukturuara dhe tabela shteruese – gjithçka përshtatur nevojave tuaja.
- Shfrytëzoni fuqinë e IA drejt e nga përpunuesi juaj.
- Çlironi lëndë të cilësisë së lartë, të qepur enkas për ju, në dëshirën tuaj.
- Mbani lehtësisht standarde profesionale.
- Përkthime të bazuara në IA për gjuhë të shumta, në dorën tuaj, duke thërrmuar kështu barrierat gjuhësore.
PROMOVONI LEHTËSISHT LËNDËN TUAJ, ME JETPACK BLAZE
Gjeni dashamirës të rinj, duke promovuar postimet dhe faqet tuaja nëpër miliona sajte në rrjetin e reklamave në WordPress.com dhe Tumblr.
- Krijoni reklamat tuaja. Zgjidhni publikun tuaj. Caktoni buxhetin tuaj. Kaq e lehtë është.
- Amplifikoni shtrirjen tuaj, me vetëm pak dollarë.
MJETE TË KOLLAJTË SKICIMI
Përshtateni shpejt e shpejt sajtin tuaj, për ta bërë të veçantë — s’ka nevojë për programim.
- Tema — Tema të thjeshta WordPress, për t’ia filluar me sajtin tuaj.
- Postime të afërt — Mbajini vizitorët në sajtin tuaj, duke u shfaqur automatikisht lëndë të afërt e cila mund t’ju interesojë.
- Mjete Galerie dhe Diapozitivash — Galeri figurash, rrëshqitës rrotullame dhe shfaqje si diapozitiva, për sajte dhe shitore WP.
- Pajtime — Bëjuani të lehtë vizitorëve të regjistrohen për të marrë njoftime mbi postimet dhe komentet tuaja më të reja.
- Formular kontaktesh — Ndërtoni me lehtësi formularë të panumërt kontaktesh, falas, pa ndonjë programim. Merrni njoftime me email për çdo përgjigje. Integrojini me zgjidhje email-i, bie fjala, Creative Mail, për të mbërritur shpejt te klientët dhe sales leads tuaj. Lidheni me Jetpack Anti spam (nga Akismet-i) që të filtroni parashtrime.
- Mbulim për oEmbed — trupëzoni me lehtësi figura, postime dhe lidhje prej Facebook-u dhe Instagram-i.
INTEGRIME
Jetpack-u përditësohet çdo muaj, për të garantuar integrim të pacen me shtojcat kryesuese WordPress dhe produkte të tjera të llojit.
- Krijuar për WooCommerce: Jetpack-u dhe WooCommerce-i, që të dy, krijohen nga Automattic. Kopjeruajtja, Kontrolli, Anti-spam-i, integrohen përkryer për shitore Woo / eTregtie.
- Jetpack-u është plotësisht i përputhshëm me versionin v2.0 të shtojcës zyrtare AMP për WordPress.
- Kuptoni më mirë klientët dhe marketingun tuaj, përmes integrimi të Analizave Google (GA).
- Platforma mediash shoqërore: Instagram, Facebook, Tumblr, LinkedIn, Threads, Bluesky, Nextdoor.
- Blloqe të thjeshtë për të përshtatur sajtin tuaj: Pinterest, Whatsapp, lojtës Podkastesh, GIF-e, harta, galeri në trajtë mozaiku, shfaqje si diapozitiva.
- Përpunues pagesash: grumbulloni me lehtësi pagesa ose dhurime dhe shitni produkte përmes Stripe-i dhe PayPal-i.
- Shtojca shpejtësie dhe funksionimi sajti: Funksionojnë shkëlqyeshëm me WP Super Cache-in e Automattic-ut dhe Cloudflare-in.
- Formular Kontaktesh: Anti-spam (nga Akismet) bllokon komente spam për formularë Jetpack, Contact Form 7, Formularë Ninja, Formularë Gravity, Formularë Formidable, etj.
- Integrime të tjera teknologjike: Instagram, Creative Mail, Mailchimp, Calendly, Whatsapp, Pinterest, Revue, etj.
EKSPLORONI MË TEPËR ANË TË JETPACK-UT
Nëse ju pëlqen Jetpack-u, shihni mundësinë e parjes së produkteve dhe paketave të tjera
- Jetpack Complete – Paketa e Plotë, me siguri aty për aty, funksionimin më të mirë dhe gjithçka ju duhet për të fuqizuar biznesin tuaj.
- Siguri Jetpack – Paketa jonë për sigurinë jep siguri shteruese sajti WordPress dhe të lehtë për t’u përdorur, përfshi kopjeruajtje aty për aty, një firewall aplikacionesh ,kontroll për malware dhe mbrojtje nga mesazhe të padëshiruar.
- Kopjeruajtje Jetpack – Ruani çdo ndryshim dhe rikthehuni shpejt e shpejt në linjë, me rikthime me një klikim nga Jetpack VaultPress Backup.
- Kontroll Jetpack – Mbroni paprerë sajtin tuaj nga aktorë të ligj ‑ me firewall-in tonë të aplikacioneve web (WAF) dhe kontroll të automatizuar për malware, me ndreqje me një klikim.
- Kërkim me Jetpack – Jepuni në çast vizitorëve tuaj përfundimet më me kuptim të kërkimit me Kërkim Me Jetpack. S’ka nevojë të dini programim, pa reklama, pa ndjekje.
- Përforcim Jetpack – Shtoni shpejtësinë e sajtit tuaj. Shijoni të njëjtat përparësi funksionimi si sajtet kryesues të botës, pa pasur nevojë për zhvillues.
- Jetpack VideoPress – Shfaqni video me cilësi mbresëlënëse, pa asnjë nga problemet e zakonshme. Merrni dhe lini video te përpunuesi WordPress dhe mbajeni vëmendjen te lënda juaj, jo te reklamat.
- Jetpack AI – Shndërrojini idetë tuaja në lëndë gati për botim, me shpejtësinë e dritës.
- Statistika Jetpack – Ndiqni vizitat në sajtin tuaj, postime popullore, pajtimtarë buletinesh, etj.
- Jetpack Social – Ndani automatikisht me të tjerë lëndë nga sajti juaj në platformat tuaja të parapëlqyera mediash shoqërore, nga një vend i vetëm.
- Jetpack CRM – Jetpack CRM përmban krejt mjetet që ju duhet të për fuqizuar biznesin tuaj. Veç kësaj, është modular, ndaj mund t’ia përshtatni nevojave tuaja.
- Jetpack Creator – Punoni lëndë mbresëlënëse, përforconi bazën e pajtimtarëve tuaj dhe fitoni të ardhura nga prania juaj internetore.
- Buletin Jetpack – Shndërrojini postimet e blogut tuaj në buletine, për të mbërritur kollaj te pajtimtarët tuaj. Ofroni pajtime me pagesë dhe fitoni para nga lënda juaj.
MBAJINI LARG SAJTIT TUAJ MESAZHET E PADËSHIRUAR
- Akismet Anti-spam – Spastroni në mënyrë të automatizuar mesazhe të padëshiruar nga komente dhe formularë. Kurseni kohë, merrni më tepër përgjigje, jepuni vizitorëve tuaj punim më të mirë – gjithçka pa luajtur as gishtin.
PROMOVONI LËNDËN TUAJ, PËR MË TEPËR PARJE
- Blaze – Gjeni dashamirës të rinj, duke promovuar postimet dhe faqet tuaja nëpër miliona sajte në rrjetin WordPress.com dhe Tumblr.
ADMINISTRONI MË SHUMË SE NJË SAJT?
- Jetpack Manage – Krejt mjete që ju duhen për të administruar sajte të shumtë WordPress. Mbikëqyrni sigurinë, funksionimin dhe trafikun e sajti dhe sinjalizohuni nëse sajti ka nevojë për përkujdesje.
FLUTURONI MË LART, ME SHTOJCA INDIVIDUALE
Keni dashur ndonjëherë që një veçori e caktuar e Jetpack-ut të ishte një shtojcë më vete? Tanimë mundeni. Shihni shtojcat tona individuale dhe instaloni ç’ju duhet.
Foto ekrani







